Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 4.
Pesë finalistët e këtij edicioni janë: Ludo Lee, Elijona Binakaj, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako.
Në Instagramin e Londrimit kanë kërkuar që të votohet për të shpallur fitues të këtij edicioni.
“Votoni Londrimin për fitues. Çdo votë na afron drejt çmimit të madh”, thuhet në postim.
Banori duket se ka arritur të pëlqehet edhe jashtë kufijve, në bazë të reagimeve në rrjete sociale.




