12 të lënduar pas aksidentit të një autobusi në Berlin

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Berlin, ku një autobus u përplas me disa automjete dhe përfundoi në një pemë.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë mbetur të paktën 12 persona të lënduar.

Sipas zjarrfikësve, një prej të lënduarve pësoi plagë kërcënuese për jetën dhe u transportua me helikopter në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen Gatow rreth orës 13:30.

Autoritetet bëjnë të ditur se autobusi fillimisht goditi disa makina para se të përplasej me pemën.

Personat e tjerë të lënduar pësuan lëndime më të lehta dhe u dërguan në spitalet përreth për trajtim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit