Skandal në Serbi – Vuçiq para një salle të mbushur detyroi një grua t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij

Gjatë një vizite të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në qytetin e Borit, në një takim me qytetarë, ndodhi një skenë e rëndë.

Një banore lokale u detyrua nga Vuçiqi – përballë një sallë të mbushur dhe para fëmijës së saj të sëmurë – të zbulonte një sekret familjar: se ajo nuk ishte në fakt nëna biologjike e fëmijës.

Gruaja, e quajtur Gordana Kariq, kërkoi fjalën për të folur për problemet që ka me marrjen e ndihmës sociale për fëmijën e saj, i cili është i sëmurë, ka pasur disa operacione dhe vuan nga probleme me zemrën. Ajo tha se prej nëntë muajsh nuk ka marrë asnjë ndihmë nga sistemi.

Суки on X: “Žena govori da ne može priča pred detetom. Monstrum insistira da mu se kaže u čemu je problem. Žena pred detetom otkriva da mu ona nije majka nego da je staratelj i da mu je majka preminula. PAKAO https://t.co/YN5taNB3iP” / X

 

Në vend që të përgjigjej direkt mbi ndihmën sociale, Vuçiq nisi të fliste për procedurat dhe kontrollet e qendrave sociale, duke sugjeruar se mund të ketë pengesa ligjore për pagesat, shkruajnë mediat.

Edhe pse gruaja kërkoi që të mos fliste për problemet e familjes në praninë e fëmijës, Vuçiq e inkurajoi të tregonte gjithçka “për ta zgjidhur problemin menjëherë”.

Nën presion, ajo shpërtheu në lot dhe tha para djalit se ajo është halla e tij, nëna e tij ka vdekur dhe se ajo e ka kujdesur fëmijën për 13 vjet, duke u përpjekur të bëhej prind i ligjshëm, por se vazhdimisht është refuzuar.

Pas kësaj, Vuçiq e përshkroi situatën në mënyrë dramatike, duke thënë se procedurat janë të ndërlikuara dhe se do të përpiqet të zgjidhë çështjen, duke i premtuar një përgjigje deri të mërkurën, dhe duke theksuar se ajo “në çdo rast është nënë për djalin, sepse ai kujdeset për të”. /Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit