Kryetari i Komunës së Struga, Mendi Qyra, i është bashkuar kauzës ndërkombëtare për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjeve të rralla, duke dhënë një mesazh të fortë solidariteti dhe mbështetjeje për pacientët dhe familjet e tyre.
Në një postim sensibilizues, Qyra thekson se 1 në 10 persona në botë mund të përballet me një sëmundje të rrallë gjatë jetës, ndërsa shumë pacientë presin me vite për një diagnozë të saktë. Ai nënvizoi se pas çdo statistike qëndron një histori njerëzore, një familje dhe një shpresë që kërkon përkrahje.
“Le të qëndrojmë pranë tyre, jo vetëm sot – por çdo ditë. Të ndriçojmë për të rrallët, sepse së bashku jemi më të fortë”, është mesazhi që përcjell kryetari i Strugës, duke iu bashkuar nismave globale për Ditën e Sëmundjeve të Rralla.
Fushata synon rritjen e ndërgjegjësimit, solidaritetin shoqëror dhe mbështetjen institucionale për mijëra familje që përballen me sfida të padukshme, por reale çdo ditë.
https://www.facebook.com/share/p/1AuFvDBQA9/



