Durmishi: Agjenda reformuese mbetet prioriteti ynë më i lartë

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi ka theksuar se agjenda reformuese mbetet prioritet kyç i institucionit që ai drejton, duke vënë theksin te optimizimi i taksave parafiskale dhe rritja e transparencës.

Në një njoftim publik, Durmishi bëri të ditur se po vijon koordinimi me Grupin e punës për përgatitjen e një metodologjie të qartë dhe të qëndrueshme.

“Agjenda reformuese mbetet prioriteti ynë më i lartë!”, theksoi ministri.

Ai shtoi se puna është e fokusuar në krijimin e një qasjeje sistematike për lehtësimin e barrës mbi ekonominë.

“Bashkë me Grupin e punës koordinohemi në përgatitjen e metodologjisë së qartë dhe të qëndrueshme për optimizimin e taksave parafiskale, me qëllim transparencë më të madhe, parashikueshmëri dhe lehtësim të barrës mbi ekonominë”, thuhet në njoftimin e Durmishit.

Sipas tij, këto hapa synojnë krijimin e një ambienti më të favorshëm për bizneset dhe rritjen e besimit në politikat ekonomike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit