Stomatologu nga Kumanovë ka përmbyllur me sukses specializimin në Kirurgji Orale dhe Implantologji, duke fituar titullin “Specialist i Kirurgjisë Orale dhe Implantologjisë” më 18 shkurt 2026 në Klinikën Universitare në Shkup, përcjell INA.
Dr. Xhemaili ka ndërtuar karrierën e tij mbi një formim të qëndrueshëm akademik dhe profesional. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Stomatologjisë pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodij” në Shkup në vitin 2004, ndërsa në vitin 2024 fitoi titullin Magjistër i Shkencave Stomatologjike. Përvoja e tij shumëvjeçare ushtrohet në ordinancën stomatologjike “Rident”, ku vazhdon të kontribuojë aktivisht në ofrimin e shërbimeve bashkëkohore stomatologjike.
Aktivitetin profesional e zhvillon prej vitesh në ordinancën stomatologjike “Rident”, ku vazhdon të jetë aktiv, duke kontribuar në avancimin e shërbimeve stomatologjike në Kumanovë. Dr. Xhemaili është pjesëmarrës i rregullt në kongrese dhe simpoziume shkencore, si dhe ndjekës i vazhdueshëm i trajnimeve të specializuara në fushën e implantologjisë.(INA)



