Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit vetëm një akt adhurimi, por edhe një proces i fuqishëm pastrimi fizik dhe shpirtëror. Shkenca moderne gjithnjë e më shumë po e konfirmon atë që besimtarët e dinë prej shekujsh: agjërimi i bën mirë organizmit.
Gjatë orëve të agjërimit, trupi futet në një gjendje rigjenerimi. Sistemi tretës pushon, niveli i sheqerit stabilizohet dhe organizmi fillon të përdorë rezervat e yndyrës, duke ndihmuar në pastrimin e trupit nga toksinat. Ky proces lidhet edhe me përmirësimin e metabolizmit dhe rritjen e energjisë.
Por përfitimet nuk ndalen vetëm te fiziku. Ramazani është një shkollë e vetëkontrollit. Largimi nga ushqimi, pijet dhe veset e përditshme forcon disiplinën, qetëson mendjen dhe rrit ndjeshmërinë ndaj të tjerëve. Shumë njerëz raportojnë se gjatë këtij muaji ndihen më të qetë, më të përqendruar dhe më afër vetes.
Agjërimi ndikon edhe në shëndetin emocional. Ai ul stresin, forcon durimin dhe rrit ndjenjën e mirënjohjes. Kur njeriu privon veten nga gjërat bazike për disa orë, fillon t’i vlerësojë më shumë bekimet e përditshme.
Në thelb, Ramazani është një rikthim në ekuilibër – një pastrim i trupit dhe një dritë për shpirtin. Ndoshta pikërisht për këtë arsye shumë besimtarë e quajnë agjërimin ilaçin më të bukur që nuk blihet me para.



