Koalicioni VLEN ka shprehur mbështetje për Propozim-rezolutën që kërkon gjykim të drejtë për komandantët e UÇK-së, duke theksuar se kjo është një çështje parimore dhe jo politike ditore.
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, deklaroi se edhe pse, sipas tij, disa po tentojnë të bëjnë politikë me fatin e komandantëve, ata do ta mbështesin rezolutën për të treguar qartë pozicionin e tyre.
Në reagimin e tij, Azizi hodhi kritika të drejtpërdrejta ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke pyetur se “në anën e kujt është ai”, ndërsa shtoi se asnjë rezolutë simbolike nuk mund të zhbëjë, siç tha, lobimet e mëhershme për Gjykatën Speciale.
Ai gjithashtu theksoi se ish-pjesëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, sipas tij, janë lënë pas dore ndër vite, duke shtuar se shumë prej tyre janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të kushteve ekonomike.
“Mos bëni politikë me fatin e komandantëve, sepse shqiptarët ju njohin mirë. Liri për çlirimtarët”, përfundoi Azizi.
https://www.facebook.com/share/p/182a8ZGxHk/?mibextid=wwXIfr



