Të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë dërguar para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ku pas pak pritet të vazhdoj procesi gjyqësor ndaj tyre, raporton Ekonomia Online.
Në seancëen e një dite më parë është dëgjuar dëshmia e turisti nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte përjetuar traumë të rëndë psikologjike gjatë sulmit në Banjskë dhe që kishte qenë i shoqëruar me familjen e tij edhe me një fëmijë me autizëm, ka dëshmuar në seancën gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.




