“Hamnet” shton interesin për vendet e Shakespeare në Angli

sharethis sharing button

Suksesi i filmit Hamnet ka sjellë rritje të ndjeshme të vizitorëve në Stratford-upon-Avon, vendlindjen e dramaturgut të njohur William Shakespeare.

Sipas Shakespeare Birthplace Trust, që administron objektet historike të lidhura me Shakespeare, numri i turistëve është rritur me 15 deri në 20 për qind që prej publikimit të filmit në janar. Çdo vit, rreth 250 mijë persona nga vende të ndryshme të botës vizitojnë shtëpinë e lindjes së Shakespeare dhe vilën e bashkëshortes së tij, Anne Hathaway.

Filmi bazohet në romanin e vitit 2020 të autores Maggie O’Farrell dhe trajton historinë imagjinare të familjes së Shakespeare, duke u fokusuar në marrëdhënien me bashkëshorten dhe humbjen e djalit të tyre, Hamnet.

Produksioni ka marrë 11 nominime në BAFTA Awards, përfshirë atë për filmin më të mirë, si dhe tetë nominime për Oscar. Aktorja Jessie Buckley, që luan rolin e Agnes, konsiderohet ndër favoritet për çmimin e aktores më të mirë.

Autoritetet lokale presin që interesi për këto destinacione historike të vijojë të rritet gjatë gjithë vitit, duke e kthyer filmin në një shtysë të re për turizmin kulturor në Anglinë qendrore./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit