Kryetari i Struga, Mendi Qyra, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar atë si një periudhë reflektimi, sakrifice dhe afrimi shpirtëror.
Në mesazhin e tij, ai thekson se Ramazani është një kohë kur nuk sfidohet vetëm trupi përmes agjërimit, por edhe shpirti dhe etika njerëzore. Qyra uroi që ky muaj i bekuar të shërbejë si një mundësi për më shumë solidaritet, mirëkuptim dhe afrimitet mes njerëzve.
“Gjatë këtij muaji, le ta shfrytëzojmë mundësinë të jemi sa më afër njëri-tjetrit dhe sa më afër porosive të Zotit. Le të bëhet sakrifica e gjithsecilit një kontribut për paqen shpirtërore, individuale dhe kolektive,” thuhet në urimin e tij.
Kryetari Qyra uroi që agjërimi të jetë i lehtë dhe i pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë, duke përcjellë mesazhe paqeje dhe harmonije në prag të këtij muaji të shenjtë.



