Struga në fokus të zhvillimit rajonal: Kryetari Mendi Qyra në takimin e nivelit të lartë për Korridorin VIII

Kryetari i Komunës së Strugë, Mendi Qyra, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë për Korridorin VIII, i cili u mbajt në Bankën e Shqipërisë në Tiranë.
Delegacioni i Strugës përfshinte gjithashtu Shefen e Kabinetit, Shefkije Alasani Dika dhe Valmir Reçin. Pjesëmarrja e tyre u cilësua si një angazhim i qartë për ta pozicionuar Strugën në proceset kyçe të integrimit rajonal dhe zhvillimit infrastrukturor.
Kryetari Qyra theksoi se Korridori VIII nuk është vetëm një projekt transporti, por një prioritet strategjik që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe në forcimin e rolit të Strugës si nyje lidhëse në rajon.
Komuna e Strugës bëri të ditur se do të vazhdojë të mbështesë çdo iniciativë që rrit ndërlidhjen rajonale, fuqizon ekonominë lokale dhe afron rajonin drejt perspektivës evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit