Jakup Krasniqi: Qëndroj para jush jo si kriminel, por njeri i lindur dhe i kalitur nga luftërat

Në Gjykatë Speciale sot dhanë fjalën përfundimtare avokatët mbrojtës. Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në fjalimin e tij, Jakup Krasniqi, tha se nuk do të gjejnë “ndërmarrje të përbashkët kriminale

“Qëndroj para jush jo si kriminel, por njeri i lindur dhe i kalitur nga luftërat. Pjesën me të madhe të jetës time e kam kaluar i udhëhequr nga bindia se qenia njerëzore meriton të jetojë në liri”.

Ai tha se për më shumë se pesë vjet i janë mohuar të drejtuar e njeriut.

“Më janë mohuar të drejtat e njeriut. Më e rëndësishmja e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes në atdheun e tij.Padrejtësia e këtij rasti u shkrua mbi vetë aktakuzën. Kur e vërteta thuhet thjeshtë nuk ka nevojë per zbukurime”, tha Krasniqi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit