Shkup, 18 shkurt – Gjykata Themelore Penale Shkup informon se seanca e nesërme për rastin “Puls” anulohet për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të të pandehurit Grozdan Millkoski, pronar i objektit, i cili ndodhet në mjekim spitalor në Spitalin e përgjithshëm në Koçan.
Gjykata Penale njofton se janë të njoftuar të gjithë pjesëmarrësit për anulimin e nesërm.
Termini i ardhshëm është 25 shkurt, ndërsa gjykimi ndodhet në procedurë dëshmuese me nxjerrjen e dëshmive nga ana e Prokurorisë.



