Kryeministri Hristijan Mickoski zgjodhi të mos japë koment lidhur me zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN. Ai theksoi se iniciativa që VLEN të shndërrohet në parti politike është një hap pozitiv dhe i mirëpritur. Sipas Mickoskit, komunikimi me drejtuesit e koalicionit vazhdon në mënyrë të rregullt dhe konstruktive.
“Unë nuk do të mund të komentoj se cilat janë zhvillimet në koalicionin VLEN, unë mund vetëm të them se kam komunikim jashtëzakonisht korrekt me secilin anëtar të qeverisë që vjen nga koalicioni VLEN, do të thosha shumë të suksesshëm, të drejtpërdrejt. Kam komunikim të rregullt me kryetarët e partive politike që janë pjesë e VLEN-it, kështu që konsolidimi i tillë në një subjekt politik është i mirëseardhur në skenën politike të Maqedonisë, por për zhvillimet e brendshme nuk është kulturë që unë të komentoj”, tha Mikcoski.



