Shkup, 16 shkurt – Këshilli i Prokurorëve publikë nesër do të mbajë seancën e 38-të, ku në rendin e ditës është vetëm një pikë- dhënia e mendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për propozimin për emërimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këshilli i Prokurorëve publikë, në përputhje me afatet ligjore, duhet t’i japë Qeverisë mendim pozitiv ose negativ brenda 15 ditëve, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që kanë marrë mendim pozitiv.
Qeveria në seancën e 3 shkurtit, miratoi konkluzë në lidhje me pesë kandidatët për prokuror publik dhe në përputhje me dispozitat ligjore i dorëzoi ato në Këshillin e Prokurorëve publikë, pasi Kuvendi paraprakisht e informoi Qeverinë për përfundimin e konkursit të prokurorit publik dhe e dorëzoi listën e kandidatëve.
Nga Pres Shërbimi i Kuvendit nuk i zbuluan emrat e kandidatëve, por siç konfirmuan vetë disa nga aplikantët, ata janë u.d prokurore publike shtetërore Anita Topollova-Isajllovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjykatësi nga Gjykata Penale, Nenad Savevski, ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviq.
Një nga pesë aplikantët supozohet ta trashëgojë Lupço Kocevskin i cili paraqiti dorëheqje të parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar dhe në vend të tij si u.d prokurore publike shtetërore erdhi prokurorja Topollova-Isajlovska e cila ishte kandidatja e vetme, por nuk mund të jetë në këtë pozicion për më shumë se gjashtë muaj.
Procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik të shtetit filloi me njoftimin e publikuar nga Kuvendi më 12 janar të këtij viti, me një afat për aplikim prej 15 ditësh nga data e publikimit në “Gazetën Zyrtare”. Kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune të pandërprerë si prokurorë publikë ose gjyqtarë në fushën e së drejtës penale.



