Presidentja Osmani uron Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e komunitetit ashkali.

 

Përmes një postimi në Facebook, Osmani vlerësoi rolin dhe kontributin e këtij komuniteti në shoqërinë kosovare. Ajo theksoi se komuniteti ashkali përfaqëson pjesë të rëndësishme të identitetit të Republika e Kosovës, duke kontribuar me traditat, gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë e tij.

 

Sipas presidentes, trashëgimia kulturore e ashkalinjve mbetet pjesë e pandashme e historisë së vendit. Osmani theksoi përkushtimin për ndërtimin e një shteti ku çdo komunitet ndihet i barabartë dhe i respektuar.

 

Ajo shtoi se shumëllojshmëria kulturore, respekti reciprok dhe bashkëjetesa mbeten bazë e së ardhmes së përbashkët me dinjitet për të gjithë qytetarët./KultPlus.com

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit