Koncert solemn në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Organizata ACY – Active and Creative Youth ka njoftuar organizimin e një koncerti solemn me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë mbrëmje festive do të performojë Kuarteti “Harkor”, i përbërë nga artistët Poema Dylhasi në violonçelo, Belinda Thaqi në kontrabas, Lindi Pasha dhe Elton Syla në violinë. Koncerti synon të shënojë këtë përvjetor të rëndësishëm përmes artit dhe muzikës klasike, duke promovuar kulturën dhe talentin vendor, përcjellë KultPlus.

Ngjarja do të mbahet më 16 shkurt 2026, duke filluar nga ora 20:00, në ambientet tek Muzeu i Nënës Terezë në Prizren.

Organizatorët kanë bërë të ditur se vendet janë të kufizuara dhe kanë ftuar të interesuarit të konfirmojnë pjesëmarrjen paraprakisht. Sipas tyre, prania e publikut do ta nderojë këtë mbrëmje përkujtimore dhe festive./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit