Kalaja e Kepit të Rodonit, peizazh unik mes historisë dhe natyrës

sharethis sharing button

Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit ofron një pamje unike për çdo vizitor që zgjedh këtë destinacion që ndërthur turizmin bregdetar dhe atë historik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky Monument Kulture i kategorisë së parë, ku historia dhe natyra ndërthuren në një peizazh unik.

Kalaja e Skënderbeut ndodhet në pjesën verilindore të Kepit të Rodonit, ose siç e quajnë vendasit, Kepi i Muzhit dhe vështron veç thellësisë së detit Adriatik, edhe gjirin e Patokut dhe të Shëngjinit.

Kalaja daton që në shekullin XIV, një fortifikim i cili përbëhej nga një mur mbrojtës me gjatësi 100 metra, e që shtrihej nga një breg i Kepit në bregun tjetër.

Sipas dëshmive më të hershme, kalaja ka pasur planimetri katrore me katër kulla.

Në ditët e sotme nga fortesa ruhet vetëm kulla qendrore me lartësi 10 metra dhe një pjesë e vogël e mureve. Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik.

Vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët./atsh

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit