“Dashuria në vargje”, mbrëmje poetike në vigjilje të Shën Valentinit

Në vigjilje të festës së të dashuruarve, poetja laureate Rita Petro dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizojnë mbrëmjen poetike me temë “Dashuria në vargje”.

Gjatë mbrëmjes, do të ketë lexime vargjesh klasike dhe moderne nga poetë shqiptarë dhe botërorë të përkthyer në shqip, si dhe lirikë erotike popullore. Adhuruesit e poezisë do të përjetojnë emocione pas çdo leximi që flet për ndjenja të thella dhe përvoja njerëzore.

Të pranishëm në këtë mbrëmje poetike, që do të zhvillohet në mjediset e Qendrës së Artit “Agimi”, do të jenë: Mimoza Ahmeti, Sokoli Çunga, Ana Kove, Agim Baçi, Egla Xhemali, Vlora Nikçi, Edon Qezari, Ilda Mejdani, Liridon Mulaj, Denata Rroji, Enxhi Naumi, Altea Alushi.

Rita Petro mban titullin Poete Laureate e Shqipërisë për periudhën 2025-2027, një vlerësim i dhënë nga QKLL. Në kuadër të këtij çmimi, Rita Petro do të ketë një mision aktiv publik, për ta afruar poezinë bashkëkohore me lexuesit, veçanërisht të rinjtë, përmes aktiviteteve kulturore dhe leximeve./atsh/KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit