Shkup, 13 shkurt – Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot tha se do të vendoset rend dhe se të gjitha objektet jolegale në kryeqytet do të largohen.
Orce Gjeorgjievski tha se bëhet fjalë për objekte që nuk kanë leje, kanë uzurpuar hapësirat shtetërore apo që pengojnë funksionimin e qytetarëve.
Ai nënvizoi se largimi i tyre do të ndodh, pavarësisht nëse dikujt i prishet komoditeti ose jo.
“Ato në përgjithësi janë objekte që uzurpojnë zona të biçikletave, këmbësorëve por edhe shumë hapësira të gjelbra të qytetit. Ja ka disa shembuj në disa komuna, shembull komuna nga ku vij unë, në mesin e ambulancës ka të vendosur objekte të përkohshme pa asnjë dokument, a është ky rendi dhe dinjiteti që qytetarët e meritojnë, jo. Këtu jemi kategorik me kolegët se rend duhet të bëjmë, ja në Bit Pazar ka një tobako që është e pamundur funksionimi prej saj, ndodhet në vend të shtegut për biçikleta dhe këmbësorë, do të largohet”, tha Orce Gjeorgjievski



