Ulet numri i rasteve të gripit, 1.306 raste të regjistruara javën e fundit

Gjithsej 1.306 raste me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin u regjistruan javën e fundit, pra në periudhën nga 2 deri më 8 shkurt. Numri i rasteve të reja me grip, siç njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), është 12.8 përqind më i ulët krahasuar me javën e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Numri më i madh i të infektuarve të rinj, përkatësisht 715 persona, janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, 228 prej të infektuarve janë fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç, 184 të infektuar janë fëmijë të moshës 0 deri në 4 vjeç, dhe 179 janë persona mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë (190.6/100.000) është regjistruar tek fëmijët e moshës 0 deri në 4 vjeç.

“Personat e infektuar janë raportuar nga: Shkupi – 543, Prilepi – 146, Tetova – 110, Prilepi – 104, Strumica – 82, Manastiri – 76, Gjevgjelia – 56, Ohri – 48, Dibra – 46, Kavadari – 36, Shtipi – 33, Kumanova – 30, dhe në Veles, Kërçovë, Strugë, Shën Nikoll, Radovish, Gostivar, Koçan, Negotinë, Resnjë, Demir Hisar, Pehçevë, Makedonski Brod, Vinicë, Kriva Pallankë, Kratovë, Berovë dhe Krushevë, numri i personave të infektuar është më pak se 30. Në Dellçevë, Vallandovë dhe Probishtip, nuk ka raste të raportuara të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin”, informon ISHP.

Gjatë sezonit të gripit, deri më tani janë regjistruar katër vdekje të lidhura me gripin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit