Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me pritshmëritë për vendim të favorshëm për tarifat nga SHBA-ja, deklaroi:
“Po, sot pres një lajm të mirë. Gjatë muajve të kaluar kemi negociuar intensivisht. Ju kujtohet atëherë kur dilnin një pjesë e madhe e mediave , kushtimisht thënë, opozitare të cilat kritikonin se si Maqedonia mori tarifa 34%, nuk e di çfarë e nuk e di si. Pres që e gjithë kjo të konfirmohet me një deklaratë të përbashkët sot. Pres lajme të favorshme nga atje dhe pres që diku rreth 63-64 produkte, të cilat për ne janë strategjike, të jenë me tarifë preferenciale, e cila do të jetë njëshifrore dhe do të lëvizë mes 0 dhe 6,5%.”



