Kryetari i ASH, Arben Taravari ka paralajmëruar padi kundër kryetarit të LD-së dhe Çairit, Izet Mexhitit.
“Dëshiroj të ndaj me të gjithë ju se nuk zgjedh më rrugë të tjera përveçse se asaj ligjore për të reaguar ndaj shpifjeve të rënda që po adresojnë sërish në emrin tim.
Kështu z.Izet Mexhiti ka thënë se në kohën time paskam dhënë 7 licenca për kultivimin e kanabisit dhe më quajti ministër Kanabisi. Unë do të ngre padi për shpifje dhe e tërheq vetëm nëse kërkon falje…falje publike.”, ka shkruar Taravari, i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale pasi që Mexhiti në një intervistë për Lajm e akuzoi si ministër kanabisi për dhënien e lejeve për kultivimin e kanabisit.(INA)



