Kallëzimet penale kundër Fatmir Deharit, ende në procedurë parahetimore

Ende pritet epilogu për tri kallëzimet penale që janë ngritur ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Prokuroria Themelore Publike thotë se të gjitha rastet kundër Deharit janë në procedurë parahetimore.

“Në të gjitha rastet veprohet me procedura parahetimore dhe prokurorët publikë nga Prokuroria Publike në Kërçovë lëshojnë urdhra për të ndërmarrë veprime”, thonë nga PTHP Kërçovë.

Konkretisht, dy kallëzime penale janë ngritur kundër ish-kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, në vitin 2025.

Njëri është për shpërdorim të detyrës dhe autorizimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e komunës së Kërçovës për 64,000 euro, dhe i dyti është për shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të mjedisit dhe punë të pandërgjegjshme.

Kallëzimi i fundit penal kundër Deharit u ngrit në janar të këtij viti dhe ka të bëjë me dyshimet për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit të tij zyrtar duke dëmtuar buxhetin e komunës së Kërçovës me 130,000 euro./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit