Bashkia e Shkupit liron hapësirë ​​në Parkun e Qytetit për ndërtimin e një Luna Parku të ri

Bashkia e Shkupit ka filluar rregullimin e zonës në Parkun e Qytetit për ndërtimin e një Luna Parku të ri, informoi kryetari i bashkisë Orce Gjorgjievski.

Diskotekat e vjetra, të ndërtuara pa leje, po hiqen për të krijuar një qendër argëtimi të sigurt dhe moderne për të gjithë vizitorët.

“Siç premtova – më të mirën për Shkupin!”, shkroi Gjorgjievski në faqen e tij në Facebook, duke vënë në dukje se ky veprim është pjesë e projekteve për rregullimin e peizazhit dhe përmirësimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Projekti i Luna Parkut është pjesë e planit të qytetit për modernizimin e zonave rekreative dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të këndshëm për të gjithë vizitorët e Parkut të Qytetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit