Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar vatra të reja të lisë te delet dhe dhitë në komunën e Likovës dhe njofton se po ndërmerren të gjitha masat e parapara për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Deri më tani janë konfirmuar raste në tri ferma në fshatin Llopat, ndërsa kafshët e infektuara janë asgjësuar në mënyrë të sigurt.
Është vendosur zonë mbrojtëse prej 3 kilometrash dhe zonë nën mbikëqyrje prej 10 kilometrash, si dhe ndalim për funksionimin e tregjeve të bagëtive dhe organizimin e ngjarjeve me kafshë të ndjeshme. Lëvizja e kafshëve lejohet vetëm drejt thertoreve të miratuara.
Nga AUV theksojnë se eksporti i mishit të qengjit nuk është i rrezikuar. Ndalim për import dhe tranzit të deleve dhe dhive të gjalla ka vetëm nga Shqipëria, por kjo nuk vlen për mishin dhe produktet e mishit. Qumështi i papërpunuar në zonat me kufizime mund të hidhet në treg vetëm pas trajtimit përkatës termik.
Periudha e inkubacionit të sëmundjes është 21 ditë, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.



