Shkup, 10 shkurt – Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, në prani të Kryeministrit Mickoski, prezantoi 40 ton marihuanë të sekuestruar dhe njoftoi se aksioni do të vazhdojë së bashku me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
“Kjo është marihuanë për të cilën Komisioni në Ministrinë e Shëndetësisë ka përcaktuar se është prodhuar, ruajtur, mbajtur etj., jashtë atyre protokolleve të përcaktuara. Pra, është trajtuar në mënyrë të paligjshme nga kompanitë nga të cilat është sekuestruar. Ne e kemi ruajtur përkohësisht në Ministrinë e Brendshme për ta përdorur atë brenda kornizës së procedurës hetimore”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm. /Alsat.mk



