6.4 milionë denarë të shpenzuar, cisterna vakumi në Strugë rezulton jofunksionale

Komuna e Strugës në vitin 2023 ka siguruar një cisternë vakumi për mirëmbajtjen e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonat rurale, me vlerë 6.400.000 denarë me TVSH, në përputhje me kontratën e lidhur dhe me mjete publike.

Megjithatë, pavarësisht investimit të konsiderueshëm financiar, kjo cisternë asnjëherë nuk është vënë në përdorim. Pas një inspektimi të kryer nga shërbimet përkatëse, është konstatuar se pajisja është jofunksionale dhe nuk mund ta kryejë funksionin për të cilin është blerë.

Si pasojë e kësaj situate, mjetet publike janë shpenzuar pa u siguruar shërbimi i paraparë, problemet në terren kanë mbetur të pazgjidhura, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me pasojat e drejtpërdrejta të mungesës së këtij shërbimi esencial.

Nga Komuna e Strugës theksojnë se aktualisht po përballen me pasojat e vendimeve dhe praktikave të trashëguara nga e kaluara. Institucioni ka bërë të ditur se ka për detyrim t’i paraqesë këto gjendje në mënyrë transparente, t’i analizojë me kujdes dhe të veprojë me përgjegjësi të plotë në interes të qytetarëve.

“Ky është një realitet që e kemi trashëguar dhe një arsye më shumë pse insistojmë në menaxhim të përgjegjshëm dhe llogaridhënie institucionale,” thuhet në reagimin e Komunës së Strugës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit