Progresi i Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian dhe prioritetet që lidhen me Agjendën e reformave dhe procesin e anëtarësimit, ishin në fokus të takimit mes ministrit për Çështje Evropiane dhe zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali me ambasadorin e Italisë në vend, Paolo Palminteri.
Siç kumtoi MÇE, ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për ofrimin e rezultateve konkrete, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë e bashkëpunimit përmes instrumenteve evropiane, veçanërisht në kuadër të programeve TWINNING dhe TAIEX, si dhe përmes programeve rajonale dhe transnacionale në të cilat merr pjesë Maqedonia e Veriut.



