Opera e Kosovës dhe Baleti Kombëtar prezantojnë “Gocën e Kaçanikut” nesër në Shkup

Shfaqja operistike “Goca e Kaçanikut”, në interpretim të Operës së Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet nesër në Shkup. Vepra e kompozitorit të njohur Rauf Dhomi do të prezantohet para publikut në një nga skenat më të rëndësishme kulturore në rajon.

Sipas njoftimit të Operës së Kosovës, përgatitjet kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa provat janë zhvilluar me intensitet të lartë artistik, duke bashkuar muzikën, lëvizjen skenike dhe interpretimin emocional të artistëve. Trupa artistike është angazhuar maksimalisht për të sjellë një interpretim cilësor të kësaj vepre të rëndësishme.

Shfaqja do të zhvillohet më 10 shkurt 2026, me fillim nga ora 19:30, në Operën dhe Baletin Kombëtar në Shkup./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit