Me kënaqësi ju njoftojmë se në Spitalin e Përgjithshëm të Dibrës është hapur për herë të parë ambulanta Endokrinologjike. Tashmë, qytetarët tanë do të kenë qasje në shërbime të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve hormonale, diabetit, tiroides dhe çrregullimeve të tjera endokrinologjike direkt në qytetin tonë.
Hapja e kësaj ambulance është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në rajonin e Dibrës, duke lehtësuar qytetarët dhe duke reduktuar nevojën për udhëtime dhe referime në qytete të tjera.



