Kjo është kohë e vendimeve të fuqishme dhe të mençura, me hapa të vendosura për fitore edhe më të mëdha, shkroi në profilin e saj në Fejsbuk ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska pas rizgjedhjes së mbrëmshme si anëtare e Komitetit Ekzekutiv (KE) të VMRO-DPMNE-së.
Siç thekson Dimitrieska – Koçoska, besimi është çelës për çdo sukses.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të madhe ndaj kryetarit Hristijan Mickoski për besimin që më dha që të jem përsëri pjesë e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Është nder për mua që të vazhdoj të kontribuoj me të gjithë përpjekjet, njohuritë dhe besueshmërinë time drejt qëllimit të përbashkët – që Maqedonia të jetë një vend më i mirë për të jetuar për çdo qytetar, në çdo kuptim. Për këtë punojmë ditë e natë dhe në këtë besojmë fuqimisht! Kjo është koha për vendime të fuqishme dhe të mençura, për hapa të vendosur për fitore edhe më të mëdha! Kjo është e vetmja rrugë nga e cila nuk do të heqim dorë”, qëndron në publikimin e Dimitrieska-Koçoskës.



