Gjorgjievski pas zgjedhjes së KE të ri të VMRO-DPMNE-së: Kjo udhëheqësi do ta shkruajë historinë, na pret shumë punë

Kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski mbrëmë, përmes profilit të tij në Fejsbuk, shprehu mirënjohje të sinqertë dhe të thellë për besimin të cilin ia dha kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të partisë.

Kjo, siç bën të ditur Gjorgjievski, për të është detyrë që pranohet me ndërgjegje të pastër dhe me gatishmëri, përkushtim të madh dhe sakrificë për Shkup më të mirë dhe Maqedoni më të fuqishme.

“Rruga që kemi ecur nuk ka qenë e lehtë. Nuk na u dhuruan fitore, por i fituam ato me këmbëngulje, sakrificë dhe besim. Por janë pikërisht ato vështirësi që na kanë bërë më të fortë, më të vendosur dhe më të bashkuar. Dhe kjo është arsyeja pse sot mund të themi me zë të lartë dhe me krenari – ia dolëm! Historia ime me VMRO-në filloi në moshën 16-vjeçare. Nga kryetari i një komiteti lokal, hap pas hapi, çdo shkallë dhe çdo filtër, deri te anëtari i organit më të lartë të partisë. Një rrugë që mëson që në moshë të re se karakteri ndërtohet në kohë të vështira, ndërsa lidershipi provohet kur është më e vështira. Prandaj, them me besim të plotë se krah për krah me kryetarin Hristijan Mickoski, ky lidership do të shkruajë historinë. Ndërsa historia do të jetë në favorin tonë, sepse ne synojmë ta shkruajmë atë! Në periudhën që vjen, së bashku me komitetet komunale, me veteranët, me UFR dhe UG, na pret punë dhe vetëm punë. Të motivuar, të bashkuar dhe të fortë, do të ecim përpara, për të mirën e popullit tonë krenar, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të gjeneratave që do të vijnë”, shkruan Gjorgjievski në postimin në Fejsbuk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit