Profesorë universoitarë nga disa fusha nga shkencat shoqërore – folologji, folklor, arkeologji, etnologji dhe histori nacionale – do të përjashtohen nga detyrimet për publikimin e punimeve shkencore me impakt – faktor nga baza Web of science si detyrim për avancimin në tituj më të lartë për shkak se janë të kapshëm numër më i vogël i revistave me faktor të ndikim në këtë bazë shkencore dhe për shkak të asaj se do ta kenë më të vështirë ta plotësojnë kriterin që parashikohet me ligjin e ri për arsim të lartë. Në vend të kësaj, ata do të mund të publikojnë revista me impakt-faktor në bazën Scopus.
Ministrja Vesna Janevska në konferencë për shtyp sot tha se në bazën Web of science ka pothuajse 1.300 revista që publikojnë punime shjencore nga shkencat natyrore.
“Meqë duam në mënyrë të vazdueshme dhe gradualisht t’i bëjmë ndryshimet për marrje të cilësisë në arsimin e lartë, kemi vendosur që këto shkenca t’i përjashtojmë të Web of science dhe ato do të mund të publikojnë në revista me impakt-faktor në bazën Scopus. Ky është lehtësim i madh duke pasur mirëkuptim për periudhën adaoptuese në të cilën mësuesit do të duhet t’i arrijnë rezultatte që tani ligji do t’i kërkojë nga ata”, tha Janevska.

Ngritja në tituj është ndër risitë më të rëndësishme në ligjin e ri për arsimin e lartë sepse kriteret janë forcuar. Kushdo që aplikon për zgjedhje në titull – profesor asistent, profesor i asociuar ose profesor i plotë, tani, varësisht nga titulli, do të jetë i detyruar të prodhojë dhe publikojë gjashtë deri në shtatë punime shkencore deri në kohën e zgjedhjes. Tre ose katër prej tyre duhet të publikohen në një revistë me faktor ndikimi nga bazat e të dhënave Web of Science ose Scopus. Për profesorët që gjenden në proces të zgjedhjes në tituj, do të ketë lehtësime në procedurë. Ligji i ri përcakton që një profesor mund të qëndrojë në të njëjtin titull për gjithë jetën nëse plotëson kërkesat për këtë në çdo zgjedhje pasuese. Pas miratimit të ligjit, profesorët e plotë të zgjedhur në të ardhmen do të kenë një rizgjedhje pas shtatë vitesh. Ata që tashmë janë zgjedhur profesorë të plotë nuk do të mbulohen nga ky ligj.
Sipas ligjit të ri për arsimin e lartë, studimet e doktoraturës (cikli i tretë) do të mund të organizohen nga katër universitetet e renditura më lart në vend pasi të bëhet renditja e parë kombëtare, e cila pritet një vit pas miratimit të ligjit. Ministrja Janevska tregoi se deri atëherë, ata do të funksionojnë si më parë.



