VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së për gjuhën shqipe, duke e akuzuar partinë se është autori i padrejtësisë ndaj saj në sistemin e drejtësisë.
Sipas reagimit, në viti 2019, kur kishte pushtetin absolut, kur kontrollonte Qeverinë, ministritë dhe shumicën parlamentare, BDI miratoi provimin e jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase. Ju e nënshkruat këtë padrejtësi me dorën tuaj, dhe sot guxoni të luani teatër para shqiptarëve.
Të flisni për Kushtetutë e barazi është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve. Sepse kur kishit mundësinë, gjuhën shqipe e latë jashtë drejtësisë. Jo nga pamundësia, por nga pazari politik. Sot kërkoni llogari për një gjendje që mban vulën tuaj. Ky nuk është qëndrim parimor, por manipulim i ulët për të mbuluar dështimet tuaja.
BDI nuk është zgjidhja e problemit, BDI është vet problemi. Sa herë hapni gojën për këtë çështje, vetëm sa e vërtetoni edhe një herë se për ju gjuha shqipe ka qenë dekor, jo e drejtë.
VLEN garanton se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, si një e drejtë e patjetërsueshme e studentëve shqiptarë dhe si obligim kushtetues e ligjor i shtetit.



