Pacientë të sëmurë nga kanceri kërkojnë qasje të personalizuar në mjekim, por për këtë thonë, nevojiten institucione që do ta mbështesin këtë. Me rastin e Ditës botërore të luftës kundër kancerit, ata me mesazh se çdo ditë përballen me probleme të mungesës së terapisë inovative deir në mungesë të kujdesit paliativ.
“Edhe pse çdo pacient ka rrëfim të vetin, rrugë të vetën të mjekimit, jetë të veten, familje dhe gjithë atë që përfshihet në gjithë procesin, nevojiten institucvione që do ta mbështesin këtë, gjegjësisht do ta realizojnë mjekimin në drejtimin, në të cilin ka më shumë nevojë. Mungojnë shumë gjëra në sistemin tonë shëndetësor. Çdo ditë përballemi edhe me probleme të vogla edhe të mëdha kur flasim për pacientë të sëmurë me kancer. Flasim për probleme të mëdha: për mungesë të terapisë inovative, mungesë kujdesi, mungesë të kujdesit paliativ, e cila është e rëndësishme edhe në periudhën kur pacienti e fillon mjekimin nga kanceri, por edhe në periudhën, kur për fat të keq, siç thuhet, i shihet fundi, gjegjësisht ditët janë të numëruatra”, thotë Milica Kuzmanovska, nënkryetare e Hema – onko.
Ana Mrajanoviq, gjithashtu nga Hema – onko thotë se edhe pse këtë vit është rritur në mënyrë enorme buxheti për këta pacientë dhe ka progres në pjesën e qasjes së ilaçeve në barnatore, megjithatë ajo që funksionon është qasja e plotë. Sipasa saj, nevojitet koordinim mes klinikave dhe komunkim mes të gjithë faktorëve – pacientë, punonjës shëndetësorë, institiucione….
“Kjo do të thotë të mësojmë, si mjekë, si institucione, së të gjithë faktorët në sistemin shlndetësor, të komunikojmë dhe të flasim njëri me tjetrin. Në vitin e kaluar, probemi më i madh që pacientët e kanë në Maqedoni është shtegu i pacaktuar dhe i pasaktë përmes së cilës duhet të lëvizin. Tashmë do të përcaktoni diagnozën – kancer në cilindo organ – dhe nga këtu fillon golgota juaj. Pse? Sepse Klinika e Onkologjisë, sado që të dëshirojë që të bëjë qasje deri te gjitha klinikat tjera, kjo në praktikë nuk tregohet si funksionale”, thekson Marjanoviq.
Nga ana tjetër – PET skeni ka qenë i mbingarkuar dhe listta e pritjes janë të gjata.
“Ne patëm një anketë ndërkombëtare, të kryer nga Shoqata, e cila ishte specifike, por mund të zbatohet për të gjitha sëmundjet e tjera. Ajo tregoi se pritja është më e gjatë se tre muaj. Kjo në vetvete nuk është e pazakontë, sepse edhe jashtë Maqedonisë ka pritje për teste të tilla. Problemi me ne është nëse njerëzit e duhur po presin, dhe ata që mund të mos kenë nevojë për testin po e bëjnë atë para kohe”, thotë Marjanoviq.
Sipas saj, ajo që duhet të bëhej është rikonstruksioni i plotë u shtigjeve, protokolleve, bashkëpunimit, gjegjësisht risocializimit të gjithë sistemit nëse duam të kemi rezultate.
Konsideron se i rëndësishëm edhe parandalimi edhe se në këtë pjesë ka gjëra, të cilat ende anashkalohen.
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski konsideron se është e nevojshme të punohet në formimin e komisioneve profesionale për sëmundjet malinje që duhet të marrin vendime për çështjet e trajtimit të pacientëve, si dhe të përmirësohen udhëzuesit e trajtimit.
Klekovski në një deklaratë për mediat thotë se fatkeqësisht për momentin ka shumë pak nga këto komisione profesionale dhe se ato funksionojnë në bazë joformale, përkatësisht në vullnet të mirë të onkologëve dhe hirurgëve.
“I gjithë komunikimi ynë është vertikal, ndërsa mungon komunikimi horizontal. Sipas ligjit, dueht të formohen komisione profesionale për sëmundje malinje – qendrore dhe rajonale. Mendoj se 12 fusha janë të përcaktuara si të detyrueshme dhe se borde të tilla për tumoret, të ngjashme me hard bordet, që i kërkojnë në kardiokirurgji, duhet të marrin vendime në baza multidisiplinare për zgjidhjen e çështjes së trajtimit sepse trajtimi mund të jetë kirurgjikal, terapeutik, radiologjik, me lloje të ndryshme rrezatimi e të ngjashme dhe atë vendim ta marrin vetëm disa mjekë së bashku.
Fatkeqësisht, për momentin kemi shumë pak nga këto, kushtimisht borde ose komisione të sëmundjeve malinje dhe ato funksionojnë në bazë joformale, në vullnet të mirë të kirurgëve dhe onkologëve”, thotë Klekovski.
Sipas tij, përmirësim duhet të ketë edhe në udhëzimet e trajtimit. Tani përdoren udhëzime nga viti 2008 në të cilat, siç thotë, mungojnë disa punë.
“Janë publikuar drafte, por është e papranueshme kur kemi terapi që kushtojnë dhjetëra milionë euro, të udhëhiqemi nga gjëra që nuk janë zyrtare. Megjithatë, edhe në ato udhëzues mungojnë shumë gjëra. Pjesa që i referohet gjendes së përgjithshme të pacientëve, sepse ne duhet të japim terapi adekuate të gjendjes së përgjithshme të pacientit. Mungon qasja strukturore, sistematike në vlerësim të efektivitetit të terapisë. Unë jam i sigurt se onkologët veprojnë me qëllim të mirë dhe absolutisht jam i bindur për këtë, por nuk mund ta bazojmë sistemin vetëm në vullnet të mirë. Duhet të ketë rregulla dhe kritere për funksionimin”, theksoi Klekovski.
Ai thotë se ka mundësi dhe mundet edhe pa ndryshim të buxheteve, mund të arrijmë përmirësime.
“Prandaj duhet të bisedojmë dhe të komunikojmë”, thotë Klekovski.
Drejtoresha e IPSH Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, prof.dr. Irena Aleksioska Papestiev thotë se edhe krahas përpjekjeve të mëdha në parandalimin primar, të cilat kanë arritur mbulim mbi 60 për qind me vaksinim HPV, ende shqetësojnë të dhënat e studimit epidemiologjik të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji të cilat tregojnë një rritje të numrit të kancerit në qafën e mitrës.
“Këto të dhëna e theksojnë nevojën e përforcimit të vazhdueshëm të aktiviteteve parandaluese në nivel kombëtar. Përpjekjet tona do të vazhdojnë në drejtimin e njejtë, me avancimin e mëtejshëm të parandalimit primar. Paralelisht, do të vendosim fokus ende më të madh në parandalimin sekondar përmes programeve të organizuara citologjike dhe HPV skriningut të bazuar. Qëllimi është zbulimi i hershëm i lezioneve prekanceroze dhe trajtimi në kohë. Mbesim të përkushtuar në uljen e incidencës dhe mortalitetit nga kjo sëmundje e parandalueshme”, porosit ajo.
Ngjarja që mbahet në Shkup është me rastin e Ditës Botërore për Luftë Kundër Kancerit, ndërsa në organizim të Hema-onko. Titutlli i tribunës publike – panel diskutimit është “Të bashkuar në Unitet – Nga angazhimi në realizim: Forcimi i kujdesit për kancerin në Maqedoni”.



