I ftohti ekstrem në Gjermani, mbyllet Aeroporti i Berlinit

Aeroporti i Berlinit do të vijojë të jetë i mbyllur edhe këtë të premte (6 shkurt) për shkak të akullit të zi që mbizotëron atje si pasojë e të ftohtit ekstrem që ka “mbërthyer” Gjermaninë.

Zëdhënësja e aeroportit ka deklaruar se asnjë avion nuk mund të ngrihet apo ulet në pistë.

Për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon, aktualisht nuk është e mundur të ngrihet ose të ulet në Aeroportin e Berlinit”, shpjegoi zëdhënësja.

Ajo shtoi se ekipet tokësore të aeroportit bënë përpjekje gjatë natës për të shkrirë akullin në pistën e aeroportit dhe në zona të tjera ku ata operojnë, por pa sukses dhe sipërfaqet aktualisht janë jashtëzakonisht të rrëshqitshme.

Mbetet e paqartë se kur do të jetë në gjendje të rifillojnë fluturimet.

Fluturimet dhe uljet në aeroport u pezulluan që nga mbrëmja e djeshme (5 shkurt).

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit