Daut Beqiri takon rininë e Grushinës: Zëri i të rinjve do të kthehet në veprim institucional

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka zhvilluar sot një takim me rininë e fshatit Grushinë, ku u diskutuan hapur problemet, sfidat dhe nevojat me të cilat përballen të rinjtë në përditshmëri.
Gjatë takimit, të rinjtë shprehën shqetësimet, idetë dhe propozimet e tyre, duke treguar vullnet, energji dhe gatishmëri për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit.
Kryetari Beqiri theksoi se angazhimi i tij si kryetar do të jetë që kërkesat dhe iniciativat e rinisë të trajtohen dhe të adresohen në mënyrë institucionale, duke krijuar më shumë hapësira dhe mundësi për përfshirjen aktive të të rinjve në jetën shoqërore dhe zhvillimore të komunës.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit