Struga prezantohet në EMITT Stamboll: Turizmi ynë në skenën ndërkombëtare

Struga po prezantohet denjësisht në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit EMITT – Stamboll, një nga ngjarjet më të rëndësishme turistike në rajon. Një ekip nga Komuna e Strugës ka nisur sot promovimin e potencialeve turistike të qytetit, në kuadër të këtij panairi prestigjioz ndërkombëtar.
Ky prezantim realizohet me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa Komuna e Strugës ndan stendën e përbashkët me Komunën e Dibrës, duke forcuar bashkëpunimin ndërkomunal në fushën e turizmit.
Në panair promovohen gjithashtu materiale turistike nga hotelierët dhe operatorët lokalë, të cilët iu përgjigjën ftesës së komunës për bashkëpunim, duke sjellë një pasqyrë të plotë të ofertës turistike të zonës.
Përmes pjesëmarrjes në panaire të tilla ndërkombëtare, Komuna e Strugës synon ta pozicionojë turizmin si një shtyllë kyçe të zhvillimit ekonomik dhe kulturor, duke prezantuar bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen që e karakterizon qytetin.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit