Thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-në në fokus të takimeve të Kryetarit të Kuvendit në Uashington

Gjatë vizitës së punës në Uashington, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u takua me Daniel J.
Lejton, Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike të
Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Në këtë takim u riafirmua partneriteti i palëkundur ndërmjet dy vendeve, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, angazhimin për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, si dhe përkushtimin për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale gjeopolitike, sfidat e
sigurisë dhe rolin konstruktiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut si faktor stabiliteti në
Ballkanin Perëndimor.
Kryetari Gashi informoi mbi përpjekjet e vazhdueshme për integrim të plotë në Bashkimin
Evropian dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në procesin
e reformave.
Gashi në takim u shoqërua nga nënkryetarët e Kuvendit, Antonio Milloshoski dhe Jovan
Mitreski, si dhe nga delegacioni qeveritar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë
nga Ministri Stefan Andonovski, Zlatko Pirinski dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Igor
Janushev.
Në vijim të takimeve në Uashington, Kryetari Gashi pati edhe një takim miqësor me Filip
Riker, ish-ambasador i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mik i
dëshmuar i vendit, me të cilin diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike dhe thellimin e
partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Takimet konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe angazhimin e përbashkët
për thellimin e bashkëpunimit transatlantik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit