Në kuadër të vizitës së punës në Washington, ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski sot realizoi takime pune në Departamentin amerikan të Shtetit. Andonovski realizoi takim pune me Ras Hedli, njeriun e parë të Byrosë për Siguri kibernetike dhe politika digjitale të Dapartamentit të Shtetit.
Në takim, siç informojnë nga Ministria e Transformimit Digjital, u konfirm,ua përcaktimi i përbashkët për avancim të bashkëpunimit bilateral mes Republiksë së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike. Bisedimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimti në sfera kyçe: siguri kibernetike dhe politika digjitale; tërheqje të investimeve nga SHBA-ja në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike; ndërlidhja e besueshme e institucioneve dhe infrastrukturës së sigurisë; rezistenca dhe besimi.
Plotësisht, në kuadër të diskutimit u prëfshinë edhe çështje lidhur me përforcimin e kapaciteteve mes qeverive partnere, këmbimi i ekspertizave, si dhe bashkëpunimi privato-publik në domenin e sigurisë kibernetike, me qëllim të zhvillimit të shërbimeve të sigurta dhe të besueshme publike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike digjitale.
“Transformimi digjital duhet të shkojë dorë për dore me sigurinë kibernetike dhe besimin në teknologji. Bashkëpunimi me Departamentin amerikan të Shtetit dhe me Byronë për siguri kibernetike dhe politikë digjitale është hap i rëndësishëm për përforcimin e kapaciteteve tona dhe për modernizim më të shpejtë të shërbimeve publike”, theksoi Andonovski.
Së bashku me delegacionin e Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim gashi, ministri Andonovski realizoi takim edhe me Daniel Loton, zëvendës ndihmës sekretar në Departamentin amerikan të Shtetit. Ky takim, siç ceket në kumtesë, paraqet hap të rëndësishëm drejt përforcimit të bashkëpunimit, ndërtimit të kapaciteteve institucionale, këmbimin e ekspertizave dhe mbështetje të ndërsjelltë mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.
Takimet përfunduan me marrëveshje për hapat e ardhshëm, përfshirë edhe konfirmimin e fushave prioritare për bashkëpunim dhe komunikim të rregullt mes ekipeve, me qëllim të përgatitjes dhe realizimit të aktiviteteve dhe projekteve konkrete në periudhën në vijim.



