Përplasje në Kuvend për ligjin e udhëheqësve të lartë në administratë

Në Kuvend filloi debati për propozim ligjin për udhëheqës të lartë në organet e administratës shtetërore e cila është pjesë e strategjisë për reforma në administratën publike 2023-2030. Ky ligj është publikuar në ENER në dhjetor të vitit të kaluar por paraprakisht objekt diskutimi ka qenë edhe në vitin 2019 dhe 2022.

“Debati publik do të jetë vlerë e shtuar për këtë zgjidhje ligjore përmes procesit inkluziv dhe transparent të formimit të legjislativit me përfshirjen e ekspertëve. Ne e kemi dëshmuar se jemi për qasje më inkluzive veçanërisht për ligje që kanë të bëjnë jo vetëm për ne si shtet por edhe për integrimin evropian. Për ligje të tilla prezent duhet të jetë dhe opozita”, tha Marija Petrushevska – VMRO-DPMNE.

Megjithatë, sipas një analize të realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” me mbështetje të Fondit Nacional për Demokraci, ky propozim ligj nuk kontribuon në depolitizim thelbësor dhe profesionalizëm në shërbimet e larta udhëheqëse. Në analizë janë theksuar disa rreziqe kyçe sikurse:

Lidhja e mandateve të sekretarëve shtetëror me mandatin e Qeverisë, gjë që e mbanë të gjallë varësinë politike

Përfshirje selektive e institucioneve që krijon sistem të fragmentuar

Proces gjithëpërfshirës i zgjedhjes dhe emërimeve është koncentruar te pushteti ekzekutiv, pa elemente të mbikëqyrjes së jashtme apo të pavarur.

Shkarkim pa asnjë kriter apo indikator matës, që paraqet rrezik për revanshizëm politik

E drejta për mos zgjedhjen e kandidatëve si mekanizëm për abuzim.

Lë hapësirë për ndikim politik dhe klientelizëm

Zgjedhja e udhëheqësve të lartë në administratën shtetërore momentalisht bëhet përmes procedurave dhe kritereve të ndryshme përmes ligjeve të shumta sektoriale. Miratimi i këtij ligji konsiderohet si masë kyçe për vendosjen e një sistemi të unifikuar të kritereve objektive për zgjedhjen e udhëheqësve të lartë në institucione. Komisioni për sistem politik në Kuvend vendosi që më 18 shkurt të mbahet edhe një debat më i gjerë ku i ftuar do të jetë edhe vet ministri i Administratës./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit