Erza Muminoviq (-48 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg) dhe Flaka Loxha (-57 kg) kanë fituar medalje bronzi në turneun ndërkombëtar Sofia European Open 2026, të zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.
Federata e Xhudos së Kosovës ka publikuar fotografinë nga podiumi i këtij eventi evropian.
Ky rezultat konfirmon paraqitjen e mirë të ekipit të Kosovës në arenën ndërkombëtare./KultPlus.com



