Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me diskutimet publike që po zhvillohen rreth rastit në të cilin është përfshirë gazetarja Liridona Vejseli.
Mexhiti thekson se po i ndjek me vëmendje zhvillimet dhe nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së medias dhe të drejtës për informim, duke i cilësuar ato si vlera themelore të një shoqërie demokratike.
Pa paragjykuar asnjë proces gjyqësor dhe pa hyrë në përmbajtjen e dokumenteve konkrete, ai apelon që çdo trajtim ndaj gazetarëve të bëhet me maturi, proporcionalitet dhe respekt për rolin e tyre në shoqëri.
“Media e lirë dhe e përgjegjshme është në interes të qytetarëve dhe institucioneve njëkohësisht, sepse vetëm përmes transparencës dhe dialogut ndërtohet besimi në demokraci”, shkruan Mexhiti në reagimin e tij.
https://www.facebook.com/share/p/17ytgKycuJ/?mibextid=wwXIfr



