Dua vetëm të shpreh kënaqësinë time për atë që po shohim sot. Për vetëm disa muaj, me një punë vërtet të fortë dhe të përkushtuar, ajo që atëherë ndoshta dukej e pamundur, sot është e mundur, reale. Dua ta falënderoj kryetarin e komunës, këshilltarët e Komunës së Tetovës që e mbështetën këtë projekt, ta falënderoj Ministrinë e Arsimit, si dhe të gjithë ata që ia duan të mirën Tetovës dhe tetovarëve dhe që gjatë kësaj periudhe kanë qenë pjesë, do të thosha, e shumë projekteve që po realizohen në Komunën e Tetovës.
Dua vetëm t’u uroj nxënësve dhe mësimdhënësve që do të mësojnë dhe do të punojnë në këto hapësira shumë dije, suksese në punë dhe në mësim, atyre që do të punojnë, suksese në punë, atyre që do të mësojnë, sukses në arsim, dhe nga bankat e kësaj shkolle të dalin edhe shumë tetovarë të suksesshëm.
Prandaj, edhe një herë, qoftë me fat, qoftë i mbarë dhe u shtofshin edhe shumë projekte të tilla të suksesshme.
Faleminderit.




