Kompania TITAN Usje ka reaguar publikisht ndaj, siç i quan, sulmeve të pabazuara dhe spekulimeve të qëllimshme që po vazhdojnë tashmë më shumë se një muaj, duke hedhur poshtë çdo pretendim se ajo është përgjegjëse për rritjen e ndotjes së ajrit në qytet.
Në njoftimin zyrtar të kompanisë paraqiten argumente të qarta dhe të pakontestueshme, të cilat dëshmojnë se aktivitetet e cementares nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e cilësisë së ajrit ambiental.
Si pjesë e transparencës, TITAN Usje ka publikuar edhe raportin javor me mesataret ditore të matjeve të emetimeve nga pikat kryesore emetuese të fabrikës për periudhën 23 – 29 janar 2026, duke theksuar se të gjitha vlerat janë brenda kufijve të lejuar ligjorë.
Nga kompania bëjnë thirrje për informim të saktë dhe të bazuar në fakte, duke theksuar se mbeten të përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.



