Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqipërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti duke shënuar se ai është një mik i vjetër që dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër.
Koçiu shprehu mirënjohje Aliut për urtësinë dhe qëndrueshmërinë , duke mbetur gjithmonë një pikë orientimi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në Tetovë, një takim i veçantë me @aliahmetiofficial , mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër
Një figurë që e njeh nga përvoja personale peshën e historisë dhe çmimin e identitetit tonë kombëtar.
Bisedë e hapur dhe miqësore , për vizionin që na bashkon, për përgjegjësinë që kemi ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë
dhe për nevojën që lidhjet mes nesh të mbeten të forta, të sinqerta dhe të qëndrueshme.
Mirënjohje Aliut për urtësinë dhe qëndrueshmërinë duke mbetur gjithmonë një pikë orientimi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.




