Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, njoftoi lajmin e mirë për shoferët profesionistë të Maqedonisë së Veriut: Brukseli ka pranuar kërkesat e qeverisë dhe problemi me transportuesit po merr zgjidhje.
“Sapo mora lajme shumë të mira nga Brukseli lidhur me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar dhe shoferët janë njohur si profesionistë. Kjo është ajo që kërkonim,” shkroi Nikollovski.
Ai theksoi se pas protestave dhe ofensivës së fuqishme gjatë periudhës së fundit, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për viza, e cila do të nënkuptojë zgjidhjen e plotë të problematikës për shoferët profesionistë.
“Faleminderit të gjithë miqve të Maqedonisë që ndihmuan për të mundësuar këtë rezultat,” shtoi ai.



