Në Kodër të Diellit 34 centimetra borë

Shkup, 29 janar – Sot në mëngjes më ftohtë është regjistruar në Kodër të Diellit, ku janë matur -3 gradë Celsius, ndërsa atje ka edhe shtresë të borës prej 34 centimetrave. Në vendet e tjera në vend nuk ka temperatura nën zero.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) informoi se në Shkup-Petrovec, Krushevë dhe Hanet e Mavrovës është regjistruar 0 gradë, 1 në Tetovë dhe Llazaropole, 2 në Shkup-Zajçev Rid dhe Strumicë, 3 në Prilep, Veles, Berovë dhe Kavadar, 4 në Ohër, kriva Pallankë dhe Pretor, 5 në Manastir dhe Vinicë, 7 në Gjevgjeli, 8 në Shtip, 9 në Demir Kapi.

Më së shumti reshje të shiut në 24 orët e fundit ka pasur në Hanet e Mavrovës, 12 litra në metër katror, pas çka pasojnë me 10 në Llazaropole, 6 në Pozhar, 5 Tetovë, 4 Krushevë, 3 Pretor, Kodër e Diellit, 2 Manastir, Ohër, Gjevgjeli,1 në Dmeir Kapi, Kavadar, Strumicë, Berovë, Prilep.

DPHM për sot paralajmëroi mot të ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri 11 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me rehsjetë kohëpaskohshme të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë 7 gradë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit